Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i ftuar në “Zona Zero” ditën sotme tregoi 3 zonat se ku do kandidojë për zgjedhjet vendore 2023.

I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu, ai tregoi se këto zona janë: Dropulli, Finiqi dhe Himara.

Sipas Dules, opozita duhet të kapërcejë vetveten dhe se partia e tij do të garojë përballë Ramës.

“Opozita duhet të kapërcejë vetveten, jemi në mision të vështirë, por jo të pamundur, së pari duhet të kemi parasysh se kemi përballë një pushtet autokratik, një demokraci që ka ardhur duke u tkurrur. Kemi zgjedhje që janë përkeqësuar nga pikëpamja e standardit evropian.

Fronti opozitar duhet të kompaktësohet një orë e më parë, të akumulojë të gjitha energjitë që i duhen për të përballuar këtë betejë