PSG mori një sukses shumë të rëndësishëm këtë fundjavë, me kampionët të cilët vuajtën jo pak në përballjen ndaj Troyes me rezultatin 4-3. Një sukses i cili mban të paprekur vendin e parë, ndërsa në “Parces des Prince”, Sergio Ramos regjistroi një rekord të veçant në aspektin personal. Mbrojtësi spanjoll bëhet kështu lojtari i parë, i cili regjistron 30 ndeshje pa humbje nga momenti i tij i debutimit me PSG.

Sergio Ramos u rikthye në formacionin e Galtier pasi mungoi në ndeshjet kundër Marseille dhe Ajaçio për shkak të pezullimit. Duke lënë pas dëmtimet e edicionit të kaluar, apo pezullimit, mbrëmjen e të shtunës, Ramos luajti ndeshjen numër 30 me PSG, në të cilat ai nuk njeh humbje ndërsa në këtë sezon ka luajtur 17 ndeshje nga 19 në total dhe 16 prej tyre si titullar, duke rigjetur formën dhe momentin e tij më të mirë.
Ndërkohë, Ramos vendos kështu edhe një rekord tjetër dhe bëhet fjalë për ndeshjet pa humbje vetëm në kampionatin francez, me spanjollin i cili tani shkon në 23 të tilla, duke parakaluar një tjetër ish lojtar të PSG, argjentinasin Juan Pablo Sorin Në 30 ndeshje, Ramos numëron me PSG edhe 3 gola të shënuar dhe mbrojtësi u shpreh shumë i lumtur.

“Jam i lumtur që po luaj dhe po bëj maksimumin që të jap më të mirën nga vetja. Ndihem shumë mirë dhe e ndjej se jam në gjendje për të luajtur vazhdimisht dhe shpresoj të vijoj me rezultatet pozitive” – tha 36-vjeçari.