Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar i revoltuar për vëmendjen që merr ambasadorja amerikane, Yuri Kim në mediat shqiptare.

Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se më shumë lajme po bëhen për Yuri Kim sesa yjet e Hollywood.

“Urdhëro…! E pastaj themi pse marrin kot ambasadoret tek ne. Më shumë behen ”lajme” me Yurin në Shqipëri se me yjet e Hollyëoodit në USA! Normal që pastaj detyrohet tjetra të rregullojë edhe pamjen e të tjerat …”, shkruan Paloka.