mri i Kejvina Kthellës së fundmi ka bërë bujë në media dhe nuk lidhet me fotot e saj provokuese apo për dalje të saj televizive.

Modeles mund t’i konfiskohet automjeti luksoz i tipit “Audi A8” që është në pronësi të saj. Mirëpo nuk është aq e thjeshtë situata!
Ky konfiskim i mjetit të Kejvinës vjen pas kërkesës së SPAK ditën e sotme ndaj Gjykatës, për konfiskimin për interes të shtetit të disa pasurive të Redjan Rrajës (nipi i deputetit Rrahman Rraja), mes të cilave përfshihen apartamente, garazhe, ora të shtrenjta, por edhe disa automjete. Ndër këto automjete edhe “Audi” i cili rezulton në pronësi të modeles, por që sipas SPAK, tërthorazi janë në pronësi të Rrajës.
Çfarë e lidh Kejvina Kthellën me Redjan Rrajën? Modelja ka qenë në një lidhje me nipin e deputetit socialist Rrahman Rraja, gjë e cila doli në dritë gjatë atentatit të Prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit ditën e atentatit shoqërohej nga Redjan Rraja. Redjani nga përgjimet rezultoi se kishte biseduar për të fundit herë me Kejvina Kthellën.

Kjo u përforcua më pas edhe nga dëshmia e vjehrrës së Redjanit e cila deklaroi se dhëndri i saj kishte një lidhje jashtë martese me një modele. Në mes të dëshmive të marra nga SPAK asokohe ishte edhe ajo e modeles, e cila është marrë në pyetje, duke qenë se një natë para ngjarjes kishte fjetur me Redjan Rrajën në shtëpinë e saj.

DËSHMIA E KEJVINA KTHELLËS
Hetimet e deritanishme kanë provuar se i hetuari Redjan Rraja, në orët e para të paradites, ka vajtur në qytetin e Durrësit. Sipas deklarimeve të shtetases Kejvina Kthella (datë 05.11.2019), e cila thotë se: “… Herën e fundit që jam takuar me Redjanin ka qenë ditë e enjte, datë 31.10.2019. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes unë ndodhesha në banesë dhe ka ardhur Redjani. Kemi qëndruar gjatë natës së bashku dhe në mëngjes, më datë 01.11.2019, rreth orës 10:30 unë jam larguar për në punë, ndërsa Redjani qëndroi në banesë. Kam komunikuar gjatë ditës me të disa herë dhe ai është larguar nga banesa dhe kishte shkuar në Durrës me disa miq të tij.

Ishin duke pirë diçka me sa më tha ai, por nuk di detaje me saktësi. Dua të them se unë kam komunikuar thuajse çdo ditë me Redjanin në telefon, por nuk jemi takuar. Me sa mbaj mend, ditën e shtunë, më datë 02.11.2019, kur kam komunikuar në telefon, Redjani më ka thënë se ishte jashtë shtetit. Po kështu, edhe ditën e diel, më datë 03.11.2019 kemi komunikuar normalisht rreth orëve të paradites dhe thjeshtë kemi bërë bisedë normale. Unë komunikoj nëpërmjet telefonit tim, me numër 06924 XXXXX, Redjani disponon numrin e telefonit 06920 XXXXX”.