Këngëtarja e “A Thousand Years”, Christina Perri është bërë nënë pas dy aborteve. Artistja 36-vjeçare solli në jetë vajzën e saj dhe të bashkëshortit Paul Costabile, Pixie Rose ditën e shtunën. “Ajo është këtu”, shkroi Perri në një foto bardh e zi të publikuar në Instagram të dielën. “Me shumë besim mirëpresim vajzën tonë magjike me ylber të dyfishtë. 10.22.22.”
Shënim: Fëmijë ylber- një fëmijë i lindur pas një aborti ose vdekjes së një foshnjeje nga shkaqe natyrore. Perri u bë nënë për herë të parë në janar të vitit 2018, duke mirëpritur vajzën e saj Carmella, një muaj pasi u martua me Costabile. Kur Perri dhe Costabile u përpoqën të zgjeronin familjen e tyre, këngëtarja pësoi një abort në janar 2020 kur ishte 11-javëshe.
Megjithatë, ata ndanë lajmin e një shtatzënie tjetër në korrik 2020. Por katër muaj më vonë, vajza lindi e pajetë. Perri ka folur shpesh publikisht se sa e vështirë ka qenë për të të shkonte në takimet me doktorët pas dy humbjeve të saj.