Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha është një ndër konkurrentet e “Dancing With the Stars”, ku çdo puntatë blogerja ka mundur t’i surprizojë të gjithë duke dhuruar një super performancë.
Sara dhe partner i saj në kërcim, dhuruan një tango nën tingujt e këngës së Ledri Vulës. Për blogeren kjo mbrëmje ishte shumë e veçantë. Kënga ‘Shko’ me të cilën performoi Sara, na rikthen pas në ‘Top Fest’ 2015 ku artisti fitoi kupën.
Pas performancës, Sara u shpreh se kjo natë ishte shumë e veçantë për të pasi ia dedikonte partnerit të saj. “Për mua është shumë e veçantë të performoj këngën e Ledrit. Këtë natë dua t’ia përkushtoj Ledrit”- tha ajo.
Kujtojmë se Sara ishte e ftuar disa ditë parë në “Wake UP” ku foli rreth marrwdhënies së saj me Ledrin. Sara tha se nuk është xheloze në përgjithësi dhe përpiqet të mos e bezdisë në punën e tij, por sigurisht që ka raste kur ajo tregon shenja xhelozie.
Ledri nuk ka pasur ndonjë reagim. Ai për çdo gjë që bëj thotë shumë mirë shumë bukur, por unë e kam problemin me veten. Për Ledrin nuk jam xheloze, jam kur duhet se njeri jam edhe unë por nuk e bezdis,”- tha ajo.