Për shumë nga shenjat zodiakale, kjo javë do jetë me fat, sidomos në planin financiar. Fitimie të majme dhe shëndet plot energji për këto shenja të Horoskopit. Shiko a je në listë:
PESHQIT
Për shenjën tuaj paraqiten mundësi të mira fitimi, që do ju bëjnë të stabilizoni pak financat tuaja, duke qenë se keni shpenzuar shumë javët e kaluara. Në punë do tregoni gjallëri, jashtë të zakonshmes, duke bërë që edhe të tjerët rreth jush të ndihen më mirë.
BRICJAPI
Do keni shumë punë dhe kjo për ju do të thotë që të jeni në formë si fizikisht edhe mendërisht. Projektet në punë do ju japin kënaqësi të mëdha, që do prekin edhe profilin financiar. Me fitimet, do arrini të bëni investimin që keni dëshiruar gjithnjë edhe pse në pamje të parë duket si i pamundur.
AKREPI
Kompleksiteti që do hasni në punë, do lehtësohet shumë, falë përqendrimit tuaj të spikatur, i cili do vlerësohet nga bashkëpunëtorët tuaj. Ndryshimet e opinioneve do lihen mënjanë dhe të gjithë do ju shohin me përzemërsi.
GAFORRJA
Të mendosh për paratë në këtë moment mund të jetë shumë më produktive se të mendoni për dashurinë. Në fakt, nëse kjo e fundit ju sjell mërzi, puna do ju bëjë të ‘fluturoni’, shumë lart, sidomos për vetëvlerësimin dhe fitimet e majme që sjell. Do jeni zgjidhës i problemeve dhe do ju kërkojnë.
PESHORJA
Do nxirrni jashtë gjithë energjitë që keni, vetëm për të fituar para dhe do ia dilni me më pak sforco se javët e shkuara. Nëse impenjoheni kësaj radhe, do ju shpërblehet e madje shumë! Do jetë thuashe e strukur në një qoshe dilema e quajtur ‘dashuri’. Prioriteti juaj këtë javë janë paratë.