Jurgen Klopp i ka kërkuar falje Pep Guardiolas lidhur me një incident që ndodhi të dielën, në ndeshjen Liverpool – Manchester City.
Guardiola kishte thënë pas ndeshjes se tifozët hodhën monedha metalike drejt tij. “Është e tmerrshme. Më vjen shumë keq për këtë. Kërkoj falje për këtë. Nuk e dija për atë situatë. Nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, kurrë”, tha Klopp.
Liverpooli lëshoi një deklaratë zyrtare ku dënoni sjelljen e tifozëve, duke e quajtur të papranueshme dhe duke premtuar gjetjen e fajtorëve me ndihmën e kamerave dhe ndalimin e tyre të përjetshëm për të hyrë në “Anfield”.
Ndryshe, derbi i djeshëm u fitua nga “Të Kuqtë” me rezultatin 1:0.