Arkeologët thonë se një kompleks prehistorik në zonën e Huelva mund të jetë më i vjetri i llojit të tij në Evropë. Kompleksi megalitik me më shumë se 500 gurë të ngritur në këmbë është zbuluar në një tokë në Jug të Spanjës, pranë lumit Guadiana në kufi me Portugalinë. I shtrirë në rreth 600 hektarë, toka ishte veçuar për një pantacion avokadosh, por para dhënies së lejes autoritetet kërkuan një studim për të parë domethënien arkeologjike të vendit.
“Ky duket se është koleksioni më i madh i gurëve të ngritur të grupuar së bashku në gadishullin Iberik”, tha José Antonio Linares, studiues në Universitetin e Huelva një nga drejtuesit e projektit, duke shtuar se gurët më të vjetër të ngritur në La Torre-La Janera datojnë prej shekullit të 5 p.e.s. Në vendndodhje u gjetën një numër i madh monolitësh, disa të mbivendosur të tipit “Stonehenge” në Britani dhe të monumenteve të tjera të ngjashme të pashpjeguara në botë.
“Gurët e ngritur në këmbë janë më të zakonshëm me rreth 526 të gjetur”, tha në kërkuesit në artikullin e publikuar në revistën e arkeologjisë Trabajos de Prehistoria. Në impjantin e ngjashëm megalitik Carnac në veriperëndim të Francës ka rreth 3,000 gurë të ngritur. Shumica e monolitëve janë të ngulur thellë në tokë dhe duhet të gërmohen me kujdes për t’u studiuar. “Punimet do të vijojnë deri në 2026, por një pjesë e tyre do të lejohet të vizitohet”, shtoi Bueno