Juventus humbi sot 2-0 në transfertë me Macabi Haifa në ndeshjen e katërt në Champions League. Zonja ka vetëm tri pikë në grup aqsa edhe izraelitët, duke rrezikuar dy vendet e para dhe daljen në fazën me eleminim direkt. Pas ndeshjes trajneri i bardhezinjve ka treguar se nuk e ka menduar dorëheqjen, teksa sipas tij tani është pjesa më e bukur.
“Vështirë për t’u shpjeguar, thjesht duhet të heshtim sepse nuk patëm një paraqitje të mirë nga pikëpamja e karakterit. Duhet të dalim nga kjo situatë dhe të heshtim. Nesër kthehemi në Itali dhe deri në derbi mbetemi në Continassa. Nuk është çështje teknike apo taktika, ekipit i mungon zemra dhe pasioni. Ne luajmë shumë individualisht, duhet të kthehemi në skuadër.
Agnelli tha se duhet të kemi turp – Ai ka të drejtë, ishte pjesa e parë më e keqe. Herë pas here duhet të tërhiqemi, kemi më shumë kohë për të punuar dhe nuk është e drejtë të bëjmë këto paraqitje. A keni menduar ndonjëherë të jepni dorëheqjen gjatë kësaj periudhe? Jo, sfida kur bëhet e vështirë është edhe më e bukur. Duhet të dalim me guxim dhe dëshirë”, tha Allegri.