Sali Berisha nuk po le hapësirë pa prekur në një thatësirë politike për të, e kun ë një moshë të shtyrë po tenton të bëhet një influencer.
Por një influencer që natyrisht ka si “bukë” dijeninë e tij që e ka marrë të paktën 30 vite më parë. E te emisioni i Roza Latit, një format hot e i përshtatshëm për yjet e instagramit, doktori është përpjekur të kapë paksa telat e moshave të reja, veçse ora i ka mbet pas.
Siç në 2013-ën that e Çani se dëgjonte Edit Piaff në shtyllën e kooperativës së fshatit Vicidol, te Roza Lati ka zbuluar një “yll” të hard roc-ut, Pal Lekës, që sipas Berishës ka çarë historinë e këtij zhanri me këngën nanana heeej.