Tirana do të presë Laçin në stadiumin “Selman Stërmasi”, Laçin, të premten e 7 tetorit, sfidë e vlefshme për javën e shtatë të Superiores. Në konferencën përpara sfidës, trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, u shpreh se skuadra duhet ta harrojë suksesin në derbi dhe të përqendrohet te përballja me kurbinasit.
Përballë Laçit të vendit të fundit? – Kundërshtar që ka lojtarë cilësor. Kundërshtar që në vitet e fundit është faktor në futbollin shqiptar. Kundërshtar që ka koeficientin më të lartë nga të gjitha klubet shqiptare në Europë. Do ta hiqja këtë vendi i fundit. Mendoj që është një skuadër që meriton vëmendje personale sepse është realisht një skuadër e fortë.
Eufori nga derbi? – Derbi ka intensitet shumë të madh dhe janë shumë pak ditë në dispozicion për të rikuperuar energjitë dhe emocionet. Këto ditë fokusi ka qenë te vlerësimi. Duke mbajtur mendjen në derbi dhe të humbin përqendrimin nga ndeshja e nesërme nuk është diçka e mirë.
Mungojnë Najdovski dhe Lulaj. – Filipi na mungon për arsye dëmtimi dhe nuk do të luajë as për 2-3 javë të tjera. Kurse Lulaj doli me karton. Janë mungesa që na përshtjellojnë disi. Por ka dhe lojtarë të tjerë aty që të mendojmë se kë do të hedhim në fushë. Organika në aspektin defensivë nuk na mungon. Kështu duhet të bëjmë zgjedhjen e përshtatshme.
Detyrim fitorja? – Unë mendoj se rezultatet nuk i përkojnë asaj skuadre që është. Unë mendoj se ka një skuadër të mirë. ndoshta edhe për arsye dëmtimesh nuk janë 100% të plotë. Por është skuadër që ka elemente brenda. Ne duhet të jemi të përqendruar maksimalisht për të bërë maksimumin, duke menduar që përpara nuk kemi një skuadër që duket në renditje, por një skuadër që sa ka bërë këto vite.
Sa herë e keni parë derbin dhe golat? – Të jem i sinqertë, asnjëherë të plotë. Ndeshja është shumë shpejtë edhe nuk ke kohë të merresh me fitoren. Përqendrimi shkon te Laçi. Të jem i sinqertë nuk e kam parë asnjëherë të plotë.
Fitorja në derbi ju kthen te objektivi? – Unë nuk mendoj se ishim në pozita të këqija. Para fitores me Partizanin kishim bërë një fitore me Teutën. Nuk ishim në pozita të këqija, kështu që derbi është shumë i ndjeshëm, te tifozeria, te i gjithë ambienti, te lojtarët.
Shpresoj që kjo të na japi një frymë pozitive, duke pasur parasysh që kemi një kontingjent të ri lojtarësh, që dhe ata e ndjejnë për herë të parë një derbi. E ku ka më mirë se sa ta fitosh derbin e parë, duke parë dhe të gjithë optimizmin që na rrethon. Na ngel për detyrë ta harrojmë sa më shpejtë dhe të përqendrohemi te tjetra.
Situata shëndetësore e Qefalisë? – Qefalija është një lojtar që ka shumë të ardhme. Unë personalisht kamë shumë besim te ai. E kam futur në ndeshje të Europës në formacion.