Kilian Mbape kthehet përsëri në çështje dite te PSG dhe tashmë të gjitha mediat ndërkombëtare janë të fokusuara të zhvillimet më të fundit rreth francezit që ka kërkuar largimin që në janar nga klubi. Mediat franceze dhe ato spanjolle konfirmuan se futbollisti ndjehet i tradhtuar nga klubi dhe tani kanë dalë në skenë pretendimet e tij.

MBAPE
“RMC Sport” në Francë bën të ditur se shqetësimi kryesor i Mbape sa i përket premtimeve që nuk janë mbajtur, ka të bëjë me sulmin. Në momentin e firmës, Al Khelaifi i kishte premtuar atij se në skuadër do të luhej me një skemë të ngjashme të Francës, me një sulmues me peshë si Zhiru apo Benzema. Rreth të cilit Mbape do të luante lirshmërisht. Por klubi vendos të mos bënte një lëvizje të tillë për të siguruar një 9 të mirëfilltë, duke ruajtur skemën me Mesi e Nejmar, që detyron Mbape të luajë në krah dhe larg portës, siç sulmuesi nuk dëshiron. Kjo e ka shtyrë atë të kërkojë largimin që në janar, që në fakt nuk do të jetë i thjeshtë, pasi shifra që kërkon PSG për të, meqë ka një kontratë deri në vitin 2024 me lojtarin është padyshim e ekzagjeruar.

“Footmercato” nën të ditur se krahu i djathtë i Al Khelaifit te parisienët, Antero Henrike, ka lajmëruar përfaqësuesit e lojtarit se kërkon 400 milionë euro për të lënë të lirë Mbape. Një shifër që do të trembte çdo klub në botë, një kërkesë e pamundur që do ta bëjë shumë të vështirë që Mbape të gjejë blerës në mes të sezonit, siç pretendon futbollisti.