18:00 / Milan 2-0 Juventus (Tomori 45′, Diaz 54′)

Milan dhe Juventus i kanë dhënë jetë në 18:00 sfidës mes tyre në “Serie A”. Për javën e nëntë të kampionatit, kalendari rezervoi një nga tre ndeshjet më të rëndësishme në Itali. Kampionët në fuqi të Piolit kanë më pak mungesa, me Zonjën e Allegrit që vjen në këtë përballje me dëmtime. Me kuqezinjtë që mbajnë vendin e katërt me 18 pikë, Juve kërkon që të afrohet duke mos dalë duarbosh nga Milano. Torinezët kanë 14 pikë për vendin e tetë.

VIDEO:

54′ Diaz shënon golin e dytë te Milan.

45′ Tomori kalon Milan në avantazh.Mbrojtësi bën rolin e ‘bomberit’, duke ndalur si fillim gjuajtjen që po shkonte në rrjetë dhe më pas ka korrigjuar “gabimin”.

Formacionet zyrtare:

Milan (4-3-3): Tatarusanu; Kalulu, Gabbia, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Leao, Brahim Diaz, Pobega; Giroud

Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonuçi, Bremer, Alex Sandro; Cuadrado, Locatelli, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Milik