Në pritje për tu rikthyer në fushë, i rikuperuar plotësisht pas dëmtimit të pësuar në kofshë, Romelu Lukaku dhe Inter nuk po mendojnë vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Lukaku u rikthye në Milano nga Chelsea në formë huazimi për 8 milionë euro, plus bonuse.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”: Inter ka gjetur akordin me klubin londinez për rinovimin e huazimit edhe për një tjetër vit. Palët do të takohen sërish në fund të këtij sezoni për të gjetur një akord të ri, për rinovimin e huazimit edhe për sezonin 2023/24.

Ideja e klubit zikaltër është që në marrëveshjen e re, të përfshijnë edhe një klauzolë për blerjen përfundimtare të kartonit të sulmuesit belg pasi të përfundojë huazimi.