Evi Kokalari duket se është tërhequr nga Partia Demokratike. Ajo thotë se s’mund të merret me atë kategori njerëzish pasi sipas saj zgjedhjet e fundit në FRD u manipuluan.
“Sot ju vratë rininë dhe çdo shpresë që ata kishin në një parti të rithemeluar. Turp kryesisë që e lejoj këtë masaker zgjedhore. Une nuk merrem më me këtë nivel njerëzish. Qofshi të gjithë mirë”, shkruan Kokalari.