Ylli i popit Rihanna nuk ka publikuar këngë të re prej gjashtë vitesh. Album i saj i fundit ishte “Anti” në vitin 2016. Por, pavarësisht mungesës së saj në skenën muzikore, ajo ka qenë e zënë me markën e saj të njohur, Fenty Beauty.
Pikërisht kur të gjithë menduan se Rihanna është tërhequr nga tregu muzikor, këngëtarja na paska rezervuar një surprizë. Rihhana do të futet sërish në industrinë e muzikës me një këngë të re. Të premten pritet të lançohet kënga “Lift Me Up”.
Rihanna ndau një video në Instagram, me një pjesë nga kënga e saj ku paralajmëroi adhuruesit për publikimin e këngës së re.