Leo Messi ka përfunduar në shënjestrën e tifozëve të tij të vjetër të Barcelonës për një pëlqim që ka bërë në një postim të Lautaro Martinez pas paraqitjes shumë të mirë të Interit në “Camp Nou”.
“Zemër, personalitet, përulësi. #forzainter”, është postimi i mëngjesit të sotëm i sulmuesit të Interit, që ka marrë një pëlqim nga miku dhe shoku i kombëtares.
Kjo gjë ka sjellë zemërimin e tifozëve të Barcelonës, që kanë shpërthyer në rrjetet sociale kundër ish-idhullit të tyre. “Është vetëm një tradhtar pa turp”, shkruan një tifoz. “Kjo tregon që ky djalë është një mercenar”, shkruan një tjetër.
Messi ka qenë lideri i Barcelonës në 10-vjeçarin e fundit dhe udhëhoqi skuadrën në fitimin e 4 Champions League (dhe 2 tripletave) në këtë dekadë.