Chelsea i Armando Brojës, ka gjetur fitoren e parë në grupet e Champions-it, teksa ka mposhtur Milanin me rezultatin 3-0, në një sfidë të dominuar nga anglezët. Italianët e Piolit dukeshin të pafuqishëm në fushë, kjo edhe për shkak të mungesave të shumta.
Për sa i përket Armando Brojës, shqiptari u hodh në fushë në minutën e 75-të, duke zënë vendin e Stërling, teksa bëri një paraqitje deri diku të kënaqshme. Me këtë fitore Çelsi u ngjit në kuotën e 4 pikëve, po aq sa edhe Milani. Grupi kryesohet nga Salcburg me 5 pikë. Sfidën e radhës, Milani dhe Çelsi do e luajnë pas 1 jave në “San Siro”.