Meridian Ramçaj, konkurrenti i spektaklit “Dance Albania” në Tv Klan kësaj here u zhvendos nga pista e vallëzimit në kuzhinë. Në programin “Shije Shtëpie”, Meridiani tha se marrëdhëniet me jurinë i ka të mira deri më tani edhe për shkak të prezantimit dhe sqaroi raportin me Ilir Shaqirin.

Katerina Trungu: Me cilin e ke më mirë nga ata? E di unë…

Meridian Ramçaj: Dëgjo, unë e di se çfarë mendojnë dhe çfarë thonë njerëzit, domethënë Iliri. Unë Ilirit i kam thënë vetëm diçka kur kam filluar te “Dance”. Në qoftë se ti nuk do kesh respekt për profesionin tënd, nuk do kesh respekt as për mua. Kështu që shoqëria jonë dihet si është. Unë brenda pistës së kërcimit do jem konkurrent si gjithë të tjerët, jashtë shoqëria jonë do vazhdojë po njësoj dhe besoj do jetë shumë e gjatë.

Kështu që për aq kohë sa ai nuk do respektojë profesionin e tij, i bie që nuk do më respektojë as mua, kështu që… Iliri është shumë i prerë dhe kjo është një nga gjërat që më ka pëlqyer qëkur kemi qenë në emision tjetër bashkë. Është shumë i prerë dhe shumë i ndarë në disa gjëra, kështu që unë dua që duke qenë se unë po e shijoj, kam ardhur për ta shijuar, kam ardhur për të qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur, por nuk kam pasur atë synimin që do shkoj se do fitoj trofeun se s’bën. Pastaj oreksi thonë, vjen duke ngrënë. Duke qenë se unë deri tani jam paraqitur mirë, le të shprespjmë që të zgjasë sa më shumë, kjo është një nga arsyet e mia./tvklan.al