Reperi Gramoz Aliu, i njohur me emrin e artit Mozzik, ka qenë mjaft i përfolur së fundmi pas publikimit të këngës së re dedikuar vajzës së tij Hana. Mozzik është aktiv në rrjetet sociale ku lajmëron ndjekësit për projektet muzikore dhe koncertet e tij, por së fundmi ajo që ka preferuar reperi të ndajë me ndjekësit është diçka e veçantë. Bëhet fjalë për një tatuazh të ri, të cilin reperi e ndau në Instastory.

“Luftëtar”, thuhet në tatuazhin e shkruar arabisht në dorën e tij.


Në këngën re, e titulluar “Të dua”, reperi shprehte keqardhje e dhimbje për faktin që s’mund të ishte i pranishëm sa do të donte ai në jetën e Hanës, sepse prindërit e saj u ndanë shumë të rinj. Arsyeja pse u ndanë? Më mirë s’po e tregoj se është shumë e rëndë thotë Mozzik, ndaj dyshimet nisën menjëherë. Fansat aluduan për një tradhti nga Loredana, duke qenë se Mozzik shfaqej revoltuar në rreshtat e tij.

As Loredana s’ka ndenjur duarkryq por i ka dhënë mundësi ndjekësve në Instagram ta pyesin, ndërsa i është përgjigjur disa pyetjeve pikante.

A e lejon ajo Mozzik ta takojë Hanën? “Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna”– u përgjigj Loredana.