Marrëdhënia mes Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germain është në “krizë”. Duket se nuk ka kthim prapa dhe sulmuesi ka kërkuar të largohet nga skuadra. Madje sipas Marca, situata është aq e rëndë saqë kampioni i botës dëshiron të largohet janarin e ardhshëm.

Madje, drejtuesit sportiv të klubit parizien e dinë këtë dhe kanë rënë dakord me Mbappen, por me kushte. Kryesorja, që do t’ju befasojë jo pak, është se destinacioni i tij nuk duhet të jetë Real Madridi. Ky kufizim ka qenë shumë i qartë në bisedime: kudo përveç Estadio Santiago Bernabeu. Liverpool, i cili tashmë u përpoq në këtë 2022, mund të jetë i vetmi opsion i mundshëm.

Mbappe beson se PSG e ka “tradhtuar”. Për të kuptuar arsyet, duhet të ktheheni në maj. Menaxhmenti sportiv i bëri atij një sërë premtimesh, shumica prej të cilave të parealizueshme, për ta detyruar atë të nënshkruajë dhe të rinovojë kontratën deri në vitin 2024. Mbetet për t’u parë se si do të reagojë Real Madridi ndaj këtij skenari të ri… sepse Mbappe ende dëshiron të bluzën e kësaj skuadre një ditë.