Einxhel Shkira ishte live në kanalin e saj Youtube, ku ka folur rreth eksperiencës së saj në “BBV1”. Ajo u ndal te marrëdhënia me Arbana Osmanin dhe zbuloi se nuk ka asnjë hatërmbetje mes tyre. “Pavarësisht skenarit, ne kemi qenë të paparashikueshëm. Arbana ka bërë çdo gjë që i është dukur e drejtë ose e arsyeshme, nuk ka pasur ndonjë gjë personale kundrejt meje. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë bashkë. Ajo më shkroi për ftesat e filmit “Sofia”, kështu që nuk ndjej se ka diçka për kërkesë faljeje mes njëra-tjetrës.”, u shpreh ajo gjatë live, shkruan Panoramaplus.
Teksa u ndal tek Trixa, tha: “Beatrix ka pasur pasiguritë e saj, ato gjendjet e saj emocionale. Unë kam një temperament komplet tjetër, por e kemi gjetur veten shumë tek njëra-tjetra në situata të ndryshme. Unë po të isha në vendin e saj dhe dikush përballë do të vinte në pikëpyetje ndjenjën time, ndoshta dhe unë do të isha bërë agresive. Unë e kam paralajmëruar Trixën që mos të harrojë se sa shumë e duam…”, u shpreh Einxhel.
Ajo foli gjithashtu edhe për Arbër Hajdarin. “Arbri në dy intervista, më ka kërkuar ndjesë për atë që më ka lënduar më shumë. Ka qenë momenti kur ai tha se nuk jam dukur në siklet për puthjen me Dagz kur në fakt nuk ishte aspak ashtu. Ata e menduan si një lojë ose aktrim nga ana ime. Me kalimin e kohës kuptuan se çdo gjë ishte mjaft reale.”, shtoi ndër të tjera ajo. Einxhel Shkira është në një marrëdhënie me Dj Dagz dhe është në pritje të një fëmije djalë.