Të rinjtë duhet të kenë qasje në shërbimet konfidenciale të kujdesit shëndetësor seksual dhe riprodhues, në sigurimin e kontraceptivëve si dhe lirinë për të marrë vendime të bazë të informacionit që duan. Me rëndësi në këtë pikë është dhe shëndeti mendor si dhe situatat shëndetësore si pasojë e pandemisë globale Covid-19.

Forumin e Shëndetit dhe Mirëqenies për Rininë që mbahet në Tiranë u bënë bashkë 150 të rinj nga 42 vende të botës me qëllim që të diskutojnë nga afër sfidat që ndeshin të rinj, përballja me fenomenet dhe sjellja e përvojave më të mira nga vendet e ndryshme të botës.

Dr. Manuela Bello, drejtore e zyrës së UNFPA-së në Shqipëri tha se takime të tilla, diskutimet me panelet me autoritetet shtetërore shoqërinë civile dhe të rinjtë krijon mundësi që të rinjtë të shohin më qartë dhe më me shumë mundësi të ardhmen.

“Pa një rini të edukuar, të fuqizuar, të arsimuar, dhe pa një rini që nuk është në gjendje të marrin vendime nuk është e mundur që e ardhmja e tyre të jetë e parashikueshme dhe të bëhet siç ata do ta duan. Në këtë forum të rinjtë shqiptarë kanë mundësi që të krijojnë lidhje me të rinjtë nga të gjithë vendet e Evropës dhe të Azisë Qendrore. Perspektiva dhe pasioni si dhe fuqia e rinisë do të bëj të mundur që jo vetëm rinia jonë por e gjitha bota të ketë zërin dhe me idetë të kenë mundësi të dizenjojnë të ardhmen e tyre”.
Në këtë forum për shëndetin e të rinjve u vu theksi se të rinjtë duhet të përfshihen në vendimmarrjen shëndetësore për të t’u bërë ballë krizave shëndetësore në të ardhmen. Gjithashtu panelistët ekspertët e shëndetit, autoritetet qendrore dhe vendore, UNFPA Albania dhe OBSH diskutuan mbi sfidat dhe pasojat e Covid 19, shëndeti mendor dhe shëndeti riprodhues.

Në sfidat aktuale post pandemi, fëmijët dhe të rinjtë u ndeshën me sfida si izolimi, ndërprerja e marrëdhënieve me miqtë e tyre, zhvillimi i mësimit online pa qenë prezentë në klasat e tyre si dhe me pasojat familjare që lidhen me ndikimin në ekonomi dhe punësimin.