Princi Harry dhe Meghan Markle janë parë së fundmi duke u argëtuar në një koncert të Jack Johnson në Santa Barbara Bowl gjatë kësaj jave.

Duka dhe Dukesha e Sussex kërcyen dhe dëgjuan këngëtaren e “Banana Pancakes”, siç shihet në fotot e siguruara nga TMZ të premten.

Çifti u panë shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit me Harry-n që shihej se mbështillte ëmbël krahun rreth belit të gruas së tij në një moment.

Ata u panë gjithashtu duke biseduar me një grup të vogël njerëzish të ulur aty pranë. Dyshja thuhet se nuk kanë mbërritur së bashku në koncert. 41 vjeçarja, u pa rreth orës 20:00, ndërsa Harry, u erdhi gati një orë më vonë.

Ish-aktorja e “Suits” dukej ishte veshur me një këmishë dhe pantallona me mëngët të përveshura dhe flokët e kapura bisht. Princi gjithashtu ishte veshur me një pulovër me jakë.

Kjo shënoi daljen e parë publike të dyshes që nga kthimi në Shtetet e Bashkuara pasi morën pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II muajin e kaluar.

Mbretëresha vdiq në moshën 96-vjeçare më 8 shtator. Familja Sussex ndodhej në Gjermani kur më herët atë ditë u publikua lajmi se shëndeti i Madhërisë së Saj po përkeqësohej me shpejtësi.

Megjithëse Harry nxitoi të ishte pranë Mbretëreshës në Kalanë Balmoral në Skoci, ai përfundimisht mbërriti disa orë pas vdekjes së gjyshes së tij.

Duka dhe Markle u ribashkuan më pas me vëllain e tij të larguar , Princin William, dhe kunatën Kate Middleton për të vajtuar monarken e ndjerë me një shëtitje. Mbledhja e Kështjellës Windsor shënoi herën e parë që katërshja u fotografua publikisht së bashku që nga viti 2018.

Dyshja iu bashkuan anëtarëve të familjes mbretërore disa herë gjatë periudhës zyrtare të zisë, duke qëndruar pranë arkivolit të Mbretëreshës në Pallatin Buckingham dhe madje duke darkuar me Mbretin Charles III dhe Queen Consort Camilla.

Harry dhe ish-aktorja morën pjesë gjithashtu në funeralin shtetëror të sovranes së ndjerë më 19 shtator, ku u ulën në rreshtin e dytë të kishës – pas anëtarëve të familjes mbretërore.