DOHA- Ish-futbollisti David Beckham gjatë takimit të tij me 60-vjeçaren Shams Al-Qassabi në Doha është përballur me një situatë të sikletshme. Ish-futbollisti ishte aty si ‘fytyra e Botërorit’ që nis më 20 nëntor. David Beckham u takua me kuzhinieren e madhe, e cila kujdeset për familjen mbretërore të Katarit dhe vajzën e tyre, Eman. Mirëpo, ndërsa takimi i tyre po shkonte pa probleme, një bisedë për mospranimin e komunitetit LGBTQ në Katar “ngjalli debat” dhe tërboi Emanin, e cili tha se homoseksualiteti është për kafshët dhe jo për njerëzit.

“Homoseksualiteti nuk pranohet në Katar. Shkon kundër natyrës njerëzore, shkon kundër shkencës dhe kulturës sonë. Ne nuk jemi kafshë këtu. Zoti na ka dalluar nga kafshët. Ai na krijoi si mashkull dhe femër. Kjo ndodh vetëm sepse disa njerëz janë abuzuar seksualisht si fëmijë dhe kjo i bën ata të kenë frikë nga njerëzit e të njëjtit seks,”- ka thënë e reja e cila ka vepruar si “përkthyese” mes tij dhe nënës së saj. Beckham ngeli pa përgjigje duke marrë parasysh faktin që Sir Elton John është kumbari i dy prej fëmijëve të tij me yllin e “Spice Girls”, Viktorian. Shpërthimi i saj përforcoi mesazhin që tifozët homoseksualë të futbollit duhet të shmangin këtë Kupë Bote, pavarësisht sinjaleve që burojnë nga pallati i emirit se, të paktën për turneun, do të ketë një shkallë tolerance për komunitetin LGBT. Njerëzit mund të mos arrestohen për shfaqjen e shenjave të para megjithëse kush e di se si do të sillen njerëzit e tjerë. Policia e Katarit me rroba të bardha, tërësisht meshkuj (futja e premtuar e oficereve femra nuk ka ndodhur ende) nuk ka gjasa të shkaktojë një skandal ndërkombëtar duke bastisur dhomat e hoteleve për t’u arrestuar dhe rrahur homoseksualët, por nuk dihet se si do reagojnë qytetarët e tjerë./Dailymail

Video Player