Moderatorja Roza Lati, e ftuar këtë të diel në “Trotuar”, u përfshi në një debat me astrologen Meri Shehu dhe shkak ishin disa mendime të ndryshe për shenjën e horoskopit të Rozës.
Teksa astrologia po e përshkruante shenjën e Binjakëve si sipërfaqësore, Roza ndërhyri duke këmbëngulur dhe Binjakët u shkojnë shumë thellë gjërave dhe i mendojnë shumë mirë. Meri e ngacmoi duke e pyetur “përse nuk je e martuar, meqë nuk je sipërfaqësore” dhe kjo e nxiti moderatoren të tregonte se është dikush në jetën e saj.
“E martuar nuk jam, por nuk është se s’jam pa martuar. Nuk e kam bërë të madhe, por unë me dikë jam. Kam hyrje-dalje me familjarët”, tha Roza.