Silvi, motra nga babai, e Lear Kurtit, në emisionin “Me zemër të hapur” ka treguar për marrëdhënien e saj me të vëllain dhe rrethanat e vdekjes së tij. Ajo ka filluar të flasë me të në moshën 14 vjeç, pasi siç thotë ajo kanë një histori të komplikuar, por nuk ka dhënë detaje për këtë pjesë. Nga ana, tjetër ajo ka zbuluar dhe marrëdhënien e të riut si dajë dhe bisedat që ata bënin çdo ditë. “Ne kemi një histori shumë të veçantë dhe shumë të komplikuar. Kam folur me Learin kur doli “FB” dhe “Instagram”. Isha 14-15 vjeç dhe Leari kishte shumë qejf të kishte afër familjen e tij. Ngaqë ishte i vetëm, kishte shumë dëshirë të fliste me mua. E mora vesh kur isha 14 vjeç. Më pas ishte një kohë e gjatë që nuk flisnim pasi isha në shkollë. Para disa muajsh kemi folur shumë, ditë për ditë. Mund të flisnim 2-3 orë në ditë,” ka treguar ajo. Ajo ka shtuar se në bisedat që bënin me kamer, Leari ishte shumë i dashur, ishte shumë i gëzuar për vajzat e saj. Po ashtu, Silvi ka treguar se nuk ka dyshuar kurrë se ai përdorte drogë, pasi sipas saj, ajo s’e kishte parë kurrë atë në gjendje të keqe.

“Leari ishte shumë i zgjuar, lexonte shumë libra. Kishte gjetur një punë në Francë dhe do vinte në Francë. Nuk e kam parë kurrë në ndonjë gjendje të keqe siç janë njerëzit që marrin narkotikë”, tha ajo.