Ne njerëzit jemi shumë supersticiozë, duke besuar se e premtja e datës 13 është fat i keq dhe të gjesh një qindarkë është fat i mirë. Shumë bestytni burojnë nga i njëjti tipar njerëzor që na bën të besojmë te përbindëshat dhe fantazmat: Kur truri ynë nuk mund të shpjegojë diçka, ne sajojmë gjëra. Në fakt, një studim vitin e kaluar zbuloi se bestytnitë ndonjëherë mund të funksionojnë, sepse të besosh në diçka mund të përmirësojë mënyrën e të perceptuarit.

Ka edhe nga ato bestytni që njerëzit edhe i besojnë por edhe i kanë frikë. Por a e dini se cilat janë besytnitë më të përhapura në vend?

Kur macja e zezë “të pret” rrugën
Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me makinë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.

E marta ‘e zezë’
Mendohet se e marta është dita kur Zoti krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të pastroheni natën e martë, të punoni punë dore apo punë të tjera.

Prerja e thonjve natën
Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjve të dorës dhe të këmbës natën ose përnjëherë. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës – apo do të ketë edhe dasmë edhe vdekje për një ditë.

Paratë
Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.

Akrepat e orës
A thua me të vërtetë mendon dikush për ju nëse kur shikoni orën akrepat e saj janë një mbi një? Por, tani në kohën e smartphone, disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, p.sh kur ora është 11:11, 15:15 etj.

Pasqyra e thyer
Romakët e lashtë besonin se tek pasqyrat ka fragmente të shpirtit tonë, kështu që me thyerjen e saj, “thyhej” mirëqënia apo shëndeti i dikujt. Fatmirësisht, ata gjithashtu besonin se shpirti i njeriut rigjenerohet pas 7 vitesh, prandaj keni dëgjuar numrin 7 të lidhet me pasqyrën e thyer.

Fjala “shëndet” pas çdo here që teshtijmë
Teshtima konsiderohej si aktivitet fiziologjik me risk të lartë nga romakët dhe grekët e lashtë. Shumë prej tyre besonin në “ndarjen e shpirtit” për pak sekonda. Prandaj, thuhet “shëndet” sa herë që dikush teshtin, si një bekim që të ruan nga e keqja.

Çadra e hapur brenda
Egjiptianët e lashtë besonin se çadrat ishin aksesor shumë mbretëror dhe se hija që krijonin ishte e frikshme. T’i hapje ato në ambiente të brendshme, konsiderohej si ofendim ndaj Zotit dhe Diellit.

Lulja e tërfilit
Tërfili konsiderohet si gjetje e rrallë dhe shumë fatsjellëse, por pse? Sipas legjendave, kjo gjethe është këputur nga Eva, gruaja e dërguar nga parajsa. Ajo zgjodhi këtë, për të mos harruar kurrë kopështin e Edenit. Prandaj lulja e tërfilit përfaqëson fat të mirë dhe prosperitet.