Një solidaritet i pashoq u shfaq mbrëmjen e djeshme në të gdhirë të ditës së sotme.

Pavarësisht se dukej e pabesueshme, shuma prej 600.000€ për Klevis Gjelucën është siguruar falë një përkushtimi dhe vendosmërie për t’u përgëzuar nga një grup të rinjsh, sensacionalë në rrjetin social shumë të ndjekur TikTok. Sipas atyre që deklarojnë ndjekësit e JOQ të cilët i kanë shoqëruar virtualisht të rinjtë shqiptarë që kanë bërë thirrje për donacione e kanë dhuruar edhe vetë shuma të mëdha monetare për shërimin e Klevisit, meritojnë me plot gojën të shpallen heronj.

Bëhet fjalë për Aleks Vishën (i cili raportohet se ka qëndruar 24 orë zgjuar duke mbledhur donacione), Ideal Domin (i cili përpos se ka kontribuar me grupin e djemve ka dhuruar mbi 8000€ personalisht në llogarinë e Go Fund Me), Rudian Balliun, Fabio Dushkun (pavarësisht se është i mbyllur në qeli në Greqi, ishte pjesë e grupit të të rinjve shqiptarë që në TikTok kanë mbledhur donacionet), Flori dhe Dijonis Biba (të cilët kanë qëndruar live duke u shpjeguar njerëzve si të kontribuojnë), së bashku me disa djem të tjerë. Grupi ka qëndruar live në rrjetin social dhe për një periudhë prej 33 orësh ka bërë të mundur mbledhjen e 300.000€ për të plotësuar shumën për 20-vjeçarin i cili ndodhet në koma. Një situatë e tillë sa emocionuese dhe përlotëse njëkohësisht ka ngritur peshë zemrat, jo vetëm të familjarëve të të riut që ka nevojë për ndihmë, por edhe të qytetarëve shqiptarë të cilët morën një mësim të rëndësishëm solidarizimi. Ky nuk është thjesht shembulli i përkryer i rinisë në këtë vend, por i djemve shqiptarë të cilët treguan se TikTok nuk është thjesht një aplikacion argëtimi dhe falë zemër-bardhësisë së tyre do mbahen mend gjatë në memorien e mirëbërësve shqiptarë