Jack Sparrow, ti je? Një paraqitje e shkurtër e Johnny Depp në një takim me fansat në New York këtë fundjavë, e tregon aktorin e “Pirates of the Caribbean” shumë ndryshe nga si e kemi parë herët e tjera. Madje mund të thuhet se më shumë se si Johnny Deep, ai duket si këngëtari Ozzy Osbourne. Depp u shfaq pa mjekër, me syze dielli blu reflektuese dhe një kapelë, teksa firmosi autografe dhe bëri selfie me fansat jashtë Teatrit Capitol në Port Chester, përpara koncertit të tij me mikun muzikant Jeff Beck.
Depp ka qenë bashkë me Beck për ndalesa të shumta turne në Mbretërinë e Bashkuar që nga fundi i gjyqit të tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard. Alumi i “Edward Scissorhands” ka qenë mjaft aktiv dhe në sytë e publikut, përjashtim këtu bën rasti i uljes së tij të çuditshme në MTV VMA si person i hënës. Ndërkohë, Heard ka qenë së fundmi në Spanjë, ku thuhet se jeton në një vilë luksoze dhe përdor një emër tjetër. Depp aktualisht është në lidhje me Joelle Rich, e cila ishte një nga avokatët mbrojtës që e përfaqësoi atë në padinë e tij për shpifje në vitin 2018 kundër Sun.
Padia e Heard kundër Depp përfundoi në qershor me gjykatën që e urdhëroi atë t’i paguante Depp-it 10 milionë dollarë si dëmshpërblim plus 350,000 dollarë si dëmshpërblim për shpifjen e saj në një artikull të vitit 2018 që ajo shkroi për Washington Post. Menjëherë pas kësaj, ajo shiti shtëpinë e saj në Kaliforni në një përpjekje për të shlyer borxhet e saj. Para kohës së saj në Spanjë, Heard kaloi kohë në Hamptons dhe Izrael me miqtë dhe vajzën e saj. Heard që atëherë i ka kërkuar gjyqtarit të hedhë vendimin e jurisë. Ajo pretendon se aktgjykimi nuk është mbështetur me prova.