Stefano Pioli trajner i Milanit deri në vitin 2025. Në fakt, në ambientin kuqezi askush nuk kishte dyshime për vazhdimësinë 57-vjeçarit në krye të “Djallit”, por tashmë kohëzgjatje e “martesës” është zyrtare.
Me Piolin në stol, Milani kërkon të hapë një cikël fitues pa shpalljes kampion i Italisë në fund të sezonit të kaluar.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës së Stefano Piolit deri më 30 qershor 2025”, shkruhet në faqen e klubit milanez. “Pasi nisën një rrugëtim të virtytshëm, duke kulmuar me fitoren e kampionatit 2021/2022, Milani dhe Stefano do të vazhdojnë së bashku një projekt ambicioz që pasqyron vlerat dhe historinë e klubit”.