Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, iu përgjigj kreut të PD Sali Berisha i cili kërkoi mbështetje për protestën e 12 nëntorit, se nuk mund të bëjnë revolucion ata që përvetësuan revolucionin e një populli të tërë pas përmbysjes së komunizmit.

‘Dëgjuat progolun e revolucionit të Haxhiut dhe të Qamilit si aleancën properëndimore Qamili-Haxhiu. Nuk ka rëndësi nëse ata vishnin poture, apo kapele të tjera. Në thelb bëjnë të njëjtën gjë duan të kthejnë orën pas, kohën e tyre kohën që ka vdekur. Duan të kthejnë kohën që ka vdekur. Nuk më çudit që përdoret foltorja për të nxitur revolucionin e shumë pritur nga masat, E thotë ai që mori peng revolucionin e studentëve, të punëtorëve të persekutuarve, Që doli nga xhepi i atij që ishte presidente përvetësoi revolucionin e një populli. Dashka revolucion Haxhiu bashkë me Qamilin. Me të blerë me të shitur e të korruptuar e kanë politikën këta.’, u shpreh Spiropali.

Ministrja Spiropali vijoi më tej duke shtuar se:

‘Si në 2015 e më pas në qeveri të jap dorën se s’ke qenë i tillë por ashtu më duhej mua për politikë. Nuk ka asnjë lidhje për dëshirën për progres. S’duan t’ia dinë për raporte, për bashki, për qytetarët. Kanë vetëm një mendësi në mendje, veten. 2 metra katrorë nën këmbët e tyre. Ai është pushteti i tyre. A do i marrin me vete? Askush s’ka marrë me vete asgjë veç nderi e turpit. thotë hajn ai që është shpallur hajn ndërkombëtarë nga partneri ynë strategjik, ai që edhe pak po del parti e padëshiruar nga ata që e duan Shqipërinë. Ç’ revolucion do bëjë më 12 nëntor, në emër të kujt do përmbysi qeverinë e zgjedhur me votë? Duan ose ta marrin me dhunë ose në tavolinë. Me 33 bashkitë e propozuara do i marrin?’, tha Spiropali.

/5pyetjet.al