Kryeministri Rama, në një takim me banorë në Bulqizë është ndalur tek zhvillimet në bujqësi e blegtori. Gjithashtu Rama tha se është bërë e mundur që të krijohet një hapësirë funksionale për fermerët e zonës.

“Kryetari i bashkisë meriton të përgëzohet se është ndër të paktët kryetar bashkie, që ka kuptuar se jo vetëm me reformën territoriale bashkia është i gjithë territori brenda perimetrit të saj, por edhe bashkia në raport me fshatin nuk është një autoritet që merret me rrugë, ujësjellës dhe kanalizime, por duhet të futet me thellë për bashkëpunimin, grumbullimin dhe shitjen e prodhimit”, tha Rama. Ndër të tjera nuk kanë munguar edhe reagimet ironizuese ndaj kritikëve, për të cilët u shpreh:

“Ka njerëz që nuk pushojnë se helmuari njerëzit, me shpifje dhe akuza që vetëm na largojnë nga tradita shqiptare, nga zakonet që është mirë ti respektojmë”, tha Rama.