Prokuroria e Ferizajt në Kosovë ka zhvilluar sot një operacion të madh në zonën e Brezovicës, ku janë sekuestruar 100 vila luksoze, të cilat u përkasin politikanëve dhe biznesmenëve. Megjithatë, emrat e këtyre të fundit nuk bëhen me dije. Sekuestrimi u bë me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, pas vlerësimit të raporteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Të gjithë ndërtimet e sekuestruara janë bërë pa leje. Këto institucione, pas inspektimit të objekteve të ndërtuara në Brezovicë, kanë vlerësuar se rreth 100 objekte janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” dhe planin hapësinor këtë park. Sipas Prokurorisë, objektet janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e këtyre veprave penale. Prokurori Maloku tha se të gjitha objektet e ndërtuar në zonën e dytë të Brezovicës janë sekuestruar përkohësisht. Sipas tij, në këtë zonë nuk lejohej fare ndërtimi. “Këto janë kryesisht, vikend-shtëpiza apo vila. Ka qenë edhe një hotel, edhe atë e kemi sekuestruar. Ndërkaq, objektet hoteliere gjenden në zonën e tretë [të Parkut Kombëtar ‘Sharri’] dhe në ditët në vijim do të shikojmë se çfarë do të bëjmë me to”, tha Maloku. Në total janë sekuestruar rreth 100 objekte, përfshirë 80 objekte të ndërtuara plotësisht e disa në ndërtim e sipër. Rasti gjyqësor Brezovica është iniciuar në dhjetor të vitit 2021. Deri më tani janë arrestuar dhjetëra persona, përfshirë edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, por edhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka paralajmëruar edhe aksione tjera. “Jemi te vendosur që të zbatojmë maksimalisht ligjin dhe të gjithë shkelësit e keqpërdoruesit të vendosen para drejtësisë dhe organeve kompetente”, ka shkruar ai.
Home Lajme Aktualitet Operacion i madh në vend, sekuestrohen 100 vila të politikanëve e biznesmenëve
Operacion i madh në vend, sekuestrohen 100 vila të politikanëve e biznesmenëve
Serbët bllokojnë Shakohoxhën dhe gazetarët e tjerë për 3 orë në doganë, Ervin Baku:...
Gazetari i njohur Dritan Shakohoxha ka përjetuar një tjetër eksperiencë të keqe në Serbi pas asaj që ndodhi 11 vite më parë në Beograd.
Ai...
Alibeaj: Nuk mbështesim Florian Binajn
Alibeaj: Nuk mbështesim Florian Binajn
* PD, në paaftësi totale për të patur një kandidat të vetin politik
* Si kandidatja e Ramës, Manastirliu ashtu edhe...
EMRAT/ PD zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet lokale në Berat dhe Vlorë
Partia Demokratike ka zyrtarizuar dy kandidatët për zgjedhjet e 9 nëntorit. Në qytetin e Beratit do të kandidojë Pavlo Shkarpa, ndërsa në Vlorë, kandidati...
Vdekja mund të mos jetë fundi, sipas fizikës kuantike
Studimet e reja në fizikën kuantike po sfidojnë atë që mendojmë se dimë për vdekjen dhe realitetin.
Një teori në rritje e quajtur biocentrizëm sugjeron...
Haradinaj: Vetëm Kurti i zbuloi armikut çfarë dronë kanë ardhur
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj derisa ka treguar vështirësitë që hasen për t’u informuar për armatimin që blen Serbia nga...
60 metra nga konflikti botëror, avioni kinez provokon atë të NATO-s
Një avion ushtarak kanadez, pjesë e një misioni ndërkombëtar të mbikëqyrjes, është përgjuar nga avionë luftarakë të Kinës ndërsa po fluturonte mbi Detin e...
Sa i pavarur është Florjan Binaj? Analisti: Po e përdor Berisha për të mbuluar...
Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, tha se Florjan Binaj mbështetet nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike.
Sipas Meçes, Berisha është një...
Të bësh njerëzit për të qeshur si aktor dhe si kandidat
Florian Binaj është kandidati më i pazakontë i gjithë garave elektorale në Shqipëri, pasi është një kandidat i përzgjedhur nga Sali Berisha për të...
Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 tetor 2025
Dashi
Jeta juaj ne çift do jete shume monotone gjate kësaj dite. Gjithçka do vazhdoje si gjithmonë dhe nuk do përjetoni ndonjë emocion te...
Padia e Llagamit në Administrative kundër votimit për anëtarin e Kushtetueses, GJL paralajmëron: Nëse...
Gjykata e Lartë kërkon që Gjykata Administrative e Shkallës së parë të shpallë moskompetencën për padinë e ngritur nga Naureda Llagami kundër votimit që...