Disa ditë më parë, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj u bënë prindër të një vajze. Dyshja e bënë të ditur lajmin nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ku zbuluan dhe emrin e vogëlushes. “Mirë se erdhe Adea Prelvukaj. ️Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jeten“,- shkroi këngëtarja.

Gjithashu dhe Genci i dedikoi fjalët e ndjesa Adeas: “Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri. Ndjehem i lumtur dhe plot jetë”.

Vetëm pak ditë pasi është bërë nënë, Eni Koçi ka publikuar në ‘InstaStory’ një foto të ëmbël ku tregon vetëm dorën e vogëlushes së saj, duke i bashkangjitur një emoji me zemër. Çifti vetëm para pak kohësh postuan në Instagram disa foto ku treguan se ishin lidhur në martesë që në vitin 2019 duke habitur të gjithë. Eni është shprehur gjithmonë për takimin e parë me Gencin dhe mënyrën epike se si nisi çdo gjë. Në një intervistë Eni ka treguar se me Gencin është njohur gjatë një turneu në Amerikë dhe se ai ishte shumë mendjemadh, komenti i Gretës për këtë rast ka qenë edhe më epike se vetë situata.