Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka shprehur rezerva në lidhje me protestën e kolegëve të tij të cilët kërkojnë rritje pagash. Në një status në facebook, Goci thekson se është dhe vetë universiteti ai që përze njerëzit duke kritikuar për cilësinë e dobët të mësimdhënies.

“…Ështe dhe niveli i universiteteve qe ndikon ne njefare mase te dinamikat demografike, sidomos te moshat e reja. Demografia ve ne veshtiresi universitetin, ndersa universiteti perze njerezit. Eshte e pamundur te jete ndryshe. Nje universitet qe ka 12.000 dege, shumica mbushur me konteniere lloqesh, pa asnje impakt ne treg, universitete qe perserisin pike per pike njeri-tjetrin deri ne llahtar; por dhe ata qe jane konkurues, me kete sistem rekrutimi, veshtire se do mund te ndertojne strategji te reja”, shkruan Goci.