Një hetim i brendshëm është hapur në Spitalin e Përgjithshëm Rockingham në Perth (Australi) për të hedhur dritë mbi historinë e trishtë të 55-vjeçarin Kevin Reid që përfundoi në morg kur ai ishte ende gjallë. Burri, i cili ishte shtruar në institucionin për kujdesin paliativ, u raportua i vdekur më 5 shtator jo nga një mjek, por nga disa infermierë në repart. Kështu ai u fut në një çantë të zezë trupi dhe u transportua në morgun e spitalit. Burri i gjallë duket se ka bërë përpjekje të hiqte qafe atë thes, por më kot. I deklaruar i vdekur në një spital në Perth, Australi, Reid u dërgua në morgun e spitalit. Të nesërmen, megjithatë, një mjek e gjeti çantën e tij të hapur. 55-vjeçarit i kishte dalë gjak i freskët nga një plagë në krahun e tij. Përveç kësaj, burri u gjet me sytë hapur, ndërsa stafi u kujdes që t’ia mbyllte para se ta fuste në çantën e zezë. Lajmi është bërë i ditur nga drejtësia australiane. Ky për fat të keq nuk është episodi i parë i këtij lloji që ndodh. Por në raste të tjera fatmirësisht kishte pasur rezultate të tjera. Një 45-vjeçar në Indi është gjetur ende i gjallë nga familjarët që kanë shkuar me shpejtësi në morg, pasi kishte kaluar natën në dhomën e ftohtë. I njëjti fat edhe për një plak në Shangai, Kinë.