Pas ndeshjeve të zhvilluara këtë të martë dhe të mërkurë, tashmë janë pesë skuadra që kanë siguruar kalimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Ekipet që kanë arritur të sigurojnë kualifikimin për në fazën e 1/8-ve, janë Napoli, Bajern Mynih, Real Madridi, Mançester Siti dhe Klab Bryzh. Në qoftë se për 4 të parat kualifikimi ka qenë mëse i pritshëm, ecuria e belgëve të Klab Bryzh, i ka mrekulluar të gjithë. As tifozët besnikë të klubit belg, nuk do ta kishin parashikuar këtë ecuri fantastike të skuadrës së tyre.

Vlen të theksohet se deri në mbyllje të fazës së grupeve kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe nga dy xhiro, për t’u luajtur, ku priten surpriza dhe përballje interesante.