Regjisori dhe producenti i njohur Petri Bozo ka zbuluar një “sekret” lidhur me vajzat që marrin pjesë në konkurset e bukurisë. I pyetur nëse vajzat me ndërhyrje estetike bëjnë pjesë në këto evente, Bozo tha se tek “Miss Shqipëria” nuk pranohen vajza me ndërhyrje estetike. Ndërsa tek “Miss Globe”, nuk mund të jetë një rregull i tillë tha producenti, pasi vajzat që vijnë nga vendet e huaja kanë kulturën e tyre.

“Tek “Miss Shqipëria” nuk lejohet, ne kërkojmë një raport totalisht bio tek vajzat e “Miss Shqipërisë, me përjashtime shumë të vogla që janë pothuajse të parëndësishme. Ndërsa tek “Miss Globe”, nuk mund të ndërhysh dot në logjikën e perceptimit që kanë vajzat që vijnë nga shtetet e ndryshme.

Për shembull lato-amerikanet janë pothuajse të gjitha me ndërhyrje estetike, e kanë si normë jetësore, i duket një gjë krejt normale, kështu që është e pamundur të vesh rregulla të tilla në një event botëror sepse bie ndesh në raportin logjik jetësor të personazhit që vjen, aq më tepër që gjitha vajzat që konkurrojnë tek “Miss Globe”, përzgjidhen nga drejtorët e tyre. Ata mbajnë përgjegjësinë në qoftë se shkelet një nga rregullat dhe kanë penalitetet e tyre në rastin konkret”, është shprehur Petri Bozo në tvklan.