Real Santa Cruz, skuadër e elitës së futbollit në Bolivi, kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje deri në përfundim të kampionatit, renditet në vendin e parafundit dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.
Presioni për të fituar në çdo ndeshje është i madh dhe sikur të mos mjaftonte kjo, sulmuesi Kevin Mina ka bërë një premtim të pazakonte, duke e bërë edhe më të nderë situatën. Ai është shprehur se do ta presë penisin nëse ekipi bie një kategori më poshtë.
Një deklaratë shumë kurajoze dhe e rrezikshme njëkohësisht dhe vjen pas barazimit me Tomayapo falë golit të Minas në minutën e tetë shtesë. Mbetet të shihet se si do të përfundojë ky sezon…