Një situatë e trishtë është shënuar në Levan të Fierit, ku 6 fëmijë janë ngujuar në banesë dhe se nuk pranojnë divorcin e prindërve.
Bëhet me dije se dy familje, dy vëllezër janë ndarë nga bashkëshortet e tyre, ndërsa fëmijët nuk pranojnë ndarjen dhe të largohen nga banesat e babait. Fëmijët janë të moshave 8-vjeç më i vogli dhe 13-vjeç më i madhi. Pas divoircit gjykata ka vendosur që kujdestarinë ta marrin nënat, ndërsa fëmijët nuk pranojnë që të largohen nga banesa e baballarëve dhe janë ngujuar në banesë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po ndërhynë me forcë për të marrë fëmijët. Familjarë të vëllezërve Ilir dhe Lefter Hila, njëri prej të cilëve tashmë i arrestuar, kanë treguar se është tentuar që fëmijët të merren me forcë, ndërsa vogëlushët nuk dëshirojnë të largohen. “Bënë çfarë ishte e mundur të gjithë psikologët dhe nënat, por nuk dëgjonin. Mesa kam parë unë, marrëdhëniet e fëmijëve me nënat e tyre ishin shumë të mira. Unë habitem si ikën. Fëmijët qanin, qëllonin policët u thonin kriminelë me uniformë. Ata nuk dëshirojnë të qëndrojnë me nënat e tyre, pasi kanë arsyet e tyre. Jam habitur kur kam dëgjuar çfarë kanë thënë fëmijët. Fëmijët kishin një muaj që nuk shkonin në shkollë. Edhe vëllezërve u thoja pse e bëjnë kaq të madhe. U thoja të keqen halla, e keni gabim, e keni nënë. Dje në drekë ngeli tavolina shtruar se po hanin bukë fëmijët. U traumatizuan.”– u shpreh halla e fëmijëve të ngujuar. Motra e vëllezërve, Hila tregon se policia është futur me force per te marre femijet, ndërsa 6 fëmijët jane ngujuar në banese dhe nuk pranojnë të dalin prej aty. Fëmijët janë nga 13 vjeç më i madhi e 8 vjeç më i vogli. Nga policia deklarohet që janë në mbështetje të përmbarimit, ndërsa psikologë, punonjës social e nënat e fëmijë ndodhen në brendësi të banesës ku qëndrojnë të ngujuar femijët e nuk duan të dalin prej aty. Mësohet se njëri prej fëmijëve sot ka datëlindjen e ndërsa kanë më shumë se një muaj që nuk shkojnë në shkollë.