Si shumë liderë politikë para saj, Liz Truss përdori muzikën pop për të bërë një hyrje të madhe në konferencën e saj vjetore të partisë konservatore.

Por pse politikanët gjithnjë e më shumë po përdorin një muzikë të tillë? Dhe çfarë na tregon për ta kjo zgjedhje? Herë pas here, muzika merr një rëndësi të madhe në aktivitetet politike të një partie. Kush mund ta harronte Theresa May-in duke kërcyer në skenë nën ritmet e këngës “Dancing Queen” në 2018 të grupit të njohur ABBA ?

Kjo ishte konferenca e saj e rikthimit por ajo gjithashtu donte të tregonte dhe anën e saj njerëzore. BBC shkruan se muzika është futur në lojë për të zgjuar pjesëmarrësit e konferencës dhe për t’i sjellë ata në një gjendje të mirë emocionale, megjithëse është një trend relativisht i fundit në politikën britanike. Megjithatë shumë muzikantë janë irrituar nga përdorimi i muzikës së tyre nga politikanët. Mike Pickering i bashkohet një liste të gjatë muzikantësh që kanë reaguar me zemërim ndaj politikanëve që përdorin muzikën e tyre. Rolling Stones luftuan një betejë të gjatë për të parandaluar që Donald Trump të përdorte këngën e tyre “You Can’t Always Get what You Want” në mitingje. Megjithëse muzika është tani kudo media britanike kujtojnë se politikanët e mëdhenj si Winston Churchill nuk kishin nevojë për kolonë zanore kur mbanin fjalimet e tyre.