PSG duket se nuk ka ndërmend të ndalë për të afruar yje në ekip dhe është gati për një tjetër goditje të bujshme. Bëhet fjalë për sulmuesin portugez të Atletikos së Madridit, Zhoao Feliks.
22-vjeçari kërkon të largohet nga kryeqyteti spanjoll dhe është gati për një aventurë të re. Kështu drejtuesit, të cilët e shohin portugezin si zëvendësuesin e Mbapesë, kanë nisur bisedimet me menaxherin e lojtarit, për ta bërë atë pjesë të skuadrës që në janar. Gjithashtu të interesuar për Feliks janë edhe Mançester Junajtid me Bajernin e Mynihut, me këtë të fundit që kërkon një sulmues për të plotësuar vendin e lënë bosh nga Levandovski.