Është bërë publike përmbajtja e e-mailit që Angelina Jolie i ka dërguar Brad Pitt pas ndarjes. Në e-mail Angelina shkruan se vendosi t’i drejtohej në këtë mënyrë, sepse do të bëhej shumë emocionuese nëse do të flisnin drejtpërdrejt. Më pas, aktorja detajoi vendimin e saj për ta shitur kantinën e verës Chateau Miraval në Francë, që e kishte në bashkëpronësi me Pitt. Çifti ka jetuar për disa kohë në një pronë pranë kantinës.

“Është vendi ku i sollëm binjakët dhe ku u martuam në kujtim të nënës sime. Mendova se do të plakesha këtu. Është e pamundur ta shkruaj këtë pa qarë. Do ta ruaj kujtimin e asaj që ishte 10 vjet më parë”, ka nisur letrën Jolie.

Më tej, ka shkruar se ky ishte edhe vendi që ishte “fillimi i fundit të familjes së tyre” dhe ku alkooli u bë fokusi: “Shpresoja se do të gjenim paqen së bashku. Tani e shoh se me të vërtetë doje të shpëtoje nga unë dhe me shumë mundësi do të gëzohesh kur ta lexosh këtë e-mail”

Publikohet letra që Angelina Jolie i ka dërguar Brad Pitt pas ndarjes: “Unë u trondita nga fotografitë që u përdorën për të promovuar konsumin e alkoolit. Kjo nuk është diçka që dua ta shohin fëmijët tanë. Më kujtoi kohët e dhimbshme. Unë nuk mund të përfshihem në një biznes që përfshin shitjen e alkoolit, sepse alkoolizmi i ka bërë shumë dëm familjes tonë”.

Angelina pohonte se do ta mbështeste nëse Pitt vendos ta shesë kantinën dhe kështu “të largohej nga një kapitull i vështirë dhe i dhimbshëm i jetës së tyre”.

“Alternativa është që ti, familja Perrin apo bashkëpunëtorët tuaj, të blini pjesën time. Në çdo rast, besoj se duhet të ecim përpara dhe shpejt”, ka shkruar aktorja.

Publikohet letra që Angelina Jolie i ka dërguar Brad Pitt pas ndarjes:

Në letër, Jolie e kishte përmendur edhe incidentin e vitit 2016 kur Brad dyshohet se i kishte sulmuar fizikisht fëmijët dhe atë. Menjëherë pas këtij incidenti, ajo bëri kërkesë për divorc.

“Nuk mund të ta përshkruaj sa e mërzitur jam. E ke thënë qartë që ëndrra jote është të merresh me shitjen e alkoolit. Të uroj gjithë të mirat në biznesin tënd dhe sinqerisht shpresoj që kur të rriten fëmijët të duan të vizitojnë kantinë dhe pronën. Miraval vdiq për mua në shtator 2016 dhe gjithçka që kam parë në vitet që atëherë, e ka konfirmuar këtë, fatkeqësisht”, përfundon letra e aktores.