Siatëlli (Seattle) është klasifikuar si qyteti me ajrin më të ndotur në botë për të mërkurën dhe të enjten, duke ia kaluar edhe qyteteve si Pekini dhe Delhi, që zakonisht kryesojnë renditjen botërore sa i përket cilësisë së ajrit. Qyteti amerikan u ngjit në majën e kësaj renditjeje negative, për shkak të zjarreve që kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke pranë maleve Cascade që ndodhen aty pranë, si dhe motit tepër të nxehtë e të pazakontë për ditët e tetorit. Smogu mbuloi pjesën më të madhe të rrugëve dhe “zhduku” godinat më të famshme të qytetit nga horizonti. Të mërkurën, Indeksi i Cilësisë së Ajrit (AQI) arriti në 240, një nivel i konsideruar “tepër i pashëndetshëm”. Për krahasim, në Pekin ishte 167. Që prej qershorit, jo vetëm Siatëlli, por i gjithë shteti i Uashingtonit është përballur me një thatësirë të paprecedentë dhe gjithashtu me temperatura të larta, të pazakonta. Të dielën e kaluar, temperatura arriti në 31 gradë celsius, më e larta në historinë e qytetit për stinën e vjeshtës. Lajmi i mirë për vendasit është se në fundjavë është parashikuar të bjerë shi.
Qyteti me ajrin më të ndotur në botë nga Azija ‘zhvendoset’ në SHBA
Sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, aq më shumë mandate për PS-në…
Nga Eduard Zaloshnja
""
Nga një ekstrapolim statistikor i sondazhit të fundit “Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se po të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohshme më...
Balla kujton masakrën e Reçakut: Ndërsa komandantët e UÇK po mbahen padrejtësisht në Hagë,...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kujtuar masakrën e Reçakut përmes një reagimi në rrjetet sociale, në 27-vjetorin e një...
PD e përjeton pezullimin e vizave të SHBA si një mallkim që i zuri...
Nga Mero Baze/
Vendimi i SHBA për të pezulluar procedurën e vizave të emigrimit për 75 vende, mes të cilave edhe Shqipëria dhe Kosova, bazuar...
Detajet e fundit/ Rama mbledh të Shtunën kryetarët e bashkive në Golem
Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë, më 17 janar do të zhvillojë një mbledhje në Golem. Mësohet se në këtë takim, Rama mbledh kryetarët...
Platini: Një grup njerëzish u bashkuan për të më asgjësuar
Ish-kreu i UEFA-s, Michel Platini, ka thyer heshtjen pas një dekade larg futbollit. Në një intervistë të sinqertë, legjenda franceze ka folur për përjashtimin...
Këto janë shenjat më me fat të zodiakut
Fati favorizon tre shenja të zodiakut gjatë gjithë javës nga 21 deri më 27 prill 2025. Ditët ndikojnë fuqishëm në energjinë e Peshqve, të...
Çfarë po ndodh me Rei Manajn? Sulmuesi kuqezi ndryshon skuadër
Një zhvillim i papritur ka tronditur merkaton e kuqezinjve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, duket se mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar ndeshjen e...
Sekuestrimi i celularëve, vendimi Kushtetueses kërkon seriozitet në mbledhjen e provës së veprës penale...
Zbardhja e vendimit nr. 44/25 të Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka rihapur debatin mbi mënyrën e mbledhjes së provave në hetimet penale....
POLITICO: Shërbimet serbe testuan topa zanorë mbi qen, në bashkëpunim me Rusinë
Oficerë të shërbimit sekret serb testuan topa zanorë mbi qen, në bashkëpunim me shërbimin famëkeq rus të sigurisë, sipas dokumenteve qeveritare të siguruara nga...
Zelensky dekoron Spiropalin në Kiev me Urdhrin e Lartë Shtetëror, Ministrja: Nderim për vlerat...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dorëzoi sot në Kiev, Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, dekoratën e Urdhrit të Princeshës...




















