Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka ardhur momenti që besimi në institucionet ndërkombëtare duhet rivënë në vend, teksa foli për Shqipërinë në BE, si e vetmja shpresë për të ardhmen.
“Kujtesa historike nuk mund të merret lehtë, faktet nuk mund të merren nga lojërat e pushteti, Shqipëria po ndërton të ardhme, ndërsa lufton me trashëgiminë e së kaluar, vijon të ndërtojë marrëdhënie solide me fqinjët e saj, përfshirë Serbinë, e cila jo shumë kohë më parë, konsiderohet si armik për vdekje, por tani është partner në nismën e Ballkanit të Hapur. Europa për ne është më shumë se një projekt institucional, po ekzistencial, asnjëherë më parë historia nuk është treguar e mirë me ne, të tjerët vendosnin për ne, vendosnin regjimet, perandoritë që na mbajtën të kyçur larg Europës, vetëm 3 dekada më parë ndryshuam fatin tonë dhe t’i kthenim sytë nga Europa. Besimi i Shqipërisë në Europë është e ardhmja jonë, pavarësisht shtrëngata që has Europa, shqiptarët nuk përfytyrojnë asgjë tjetër përveç se këtë rrugëtim, prandaj ushqejmë shpresë, Ka politikanë që duan të shfrytëzojnë të shkuarën, që çështjet e së vërtetës dhe drejtësisë dalin në pah, besimi në institucionet kombëtare duhet rivënë në vend”, tha Rama.