Raporti i Dick Marty kundër UÇK, për kryeministrin Edi Rama është prodhuar në Kremlin dhe më pas ka arritur në arenën ndërkombëtare, duke u marr si fakt në një kohë që nuk ka asnjë provë.
“Në aktakuzën zyrtare që u paraqit një vit pasi presidenti u mbajt në paraburgim, nuk ka asnjë fjalë të vetme që përmend në mënyrë të qartë apo të nënkuptuar çështjen e trafikimit të organeve njerëzore. Nuk ekziston, kemi pritur me durim që të shohim nëse do dilte diçka edhe pse e dinim që asgjë s’do të dilte, është një fantazi e pastër e mirë fabrikuar në Kremlin dhe në mënyrë inteligjente e trafikuar në kanalet ndërkombëtare dhe e sjell këtu. E dimë që gjërat kërkojnë kohë, por vjen në pikë kur vonesat përftojnë një kuptim të dytë që çon në poshtërimin e atyre”, tha Rama.