“Ilir Meta nuk ka qenë ndonjëherë socialist dhe sa herë i është dhënë mundësia t’u bëjë dëm socialistëve shqiptarë ua ka bërë”.
Kështu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania, kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla teksa komentoi lajmin për refuzimin e Ilir Metës në Kongresin e PES.
“Unë nuk di që të ekzistojnë më LSI, e cila dikur edhe me sugjerimin tonë ka qenë e ftuar në këto evente të familjes së socialisteve evropianë.
Di që është bërë publik një lajm nga organizatorët, sekretariati që Ilir Meta dhe partia e tij nuk ekzistojnë më në databazën e kësaj familje politike”, u shpreh Balla.