Cristiano Ronaldo është akuzuar se ka refuzuar të hyjë në fushë në ndeshjen e fituar 2-0 nga Mançester United ndaj Tottenhamit duke u larguar para fundit të ndeshjes.
Sipas Daily Mail, Ronaldo nuk ka qenë aspak i kënaqur për qëndrimin e tij në stol. Fred dhe Bruno Fernandes fundosën Spurs në atë që shumë besonin se ishte paraqitja më e mirë e United nën drejtimin e Erik ten Hag.
Holandezi zëvendësoi sulmuesin e krahut Antony me mesfushorin Scott McTominay në minutën e 76-të. Më pas, në minutat e fundit, Christian Eriksen hyri në vend të Casemiro-s dhe Anthony Elanga zëvendësoi Jadon Sancho në sulm.
Sipas Daily Mail, Ronaldo-s i është thënë të futej në fushë, por ai i “refuzoi udhëzimet e trajnerit të tij”. Kjo e bën edhe më të pasigurt të ardhmen e ish-sulmuesit të Real Madrid-it.
Dhe spekulimet për një largim nga United në merkaton e janarit do të shtohen, megjithëse nuk ka pasur pak një interesim të madh për portugezin.